Një aksident është shënuar në urën e re të Kukësit. Raportohet se në aksident janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Për shkak të aksidentit është bllokuar një kah i rrugës.
Policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy mjetet e tjera. Policia rrugore vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
The post Aksident në urën e re të Kukësit, devijohet trafiku appeared first on Lapsi.al.