Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgëzim 2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025 appeared first on GIJOTINA.