Lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit zhvilluan këtë të enjte një seancë të lehtë stërvitore në Tiranë. Ajo ishte e mbyllur për publikun, por një gazetar i portalit serb kurir.rs ka arritur të filmojë pamje të përgatitjeve të kuqezinjve për të shtunën.
Stërvitja u zhvillua në fushën që është pjesë e kompleksit të FSHF-së. Trajneri Silvinho mori pjesë aktive në stërvitje. Ai dukej i kënaqur me lojtarët e tij, gjë që mund të shihet edhe nga thirrjet e shpeshta “Bravo”. (PAMJET)_
Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Serbisë në Tiranë dhe më 10 qershor do të sfidojë Letoninë në fushën e saj. ©LAPSI.al
The post PAMJET/ Gazetari serb filmon fshehtas stërvitjen e kombëtares shqiptare appeared first on Lapsi.al.