“Mbytën” Finlandën me drogë, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit e 4 grupeve kriminale (Emrat)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit në Shqipëri si pjesë e katër grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht të drogave sintetike, me destinacion Finlandën.

Operacioni u zhvillua pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve ligjzbatuese finlandeze, si pjesë e një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshiu gjithashtu Spanjën dhe Holandën.

Masat e sigurisë ishin dhënë më herët në mungesë, por janë rikonfirmuar këtë të enjte në prezencë të të dyshuarve:

Dorjan Luzaj
Geraldo Seferaj
Elton Myftari
Elton Tavani
Erind Teneqexhiu (alias Agalliu)
Kel Qevani
Ledion Hoxha
Besnik Sparta
Altin Musta

Sipas burimeve nga hetimi, këta shtetas kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe realizimin e trafikut të narkotikëve, duke përdorur Shqipërinë si bazë koordinimi dhe duke shfrytëzuar lidhje logjistike me vende të tjera europiane.

Ndërkohë, dy drejteus të këtyre rrjeteve kriminale në Shqipëri janë ende në kërkim, njëri prej të cilëve dyshohet se është larguar jashtë vendit.

The post “Mbytën” Finlandën me drogë, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit e 4 grupeve kriminale (Emrat) appeared first on GIJOTINA.