Gjirokastër/ Gruaja ikën nga banesa, bashkëshorti denoncon në polici

Një 44-vjeçar nga fshati Nokov e Gjirokastrës i është drejtuar Policisë pas largimit të bashkëshortes së tij nga banesa.

Sipas kallëzimit të bërë bashkëshorti, gruaja e tij me iniciale S. L., 39 vjeçe, është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë dhe ai nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

“Dje, ka kallëzuar shtetasi M. L., 44 vjeç, banues në fshatin Nokov, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja S. L., 39 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë procedurat për gjetjen e shtetases së larguar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Gjirokastër/ Gruaja ikën nga banesa, bashkëshorti denoncon në polici appeared first on GIJOTINA.