Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 Qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 31°C pritet vlera maksimale në qarkun e Tiranës,  Beratit, Elbasanit dhe Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 Qershor 2025 appeared first on GIJOTINA.