Gjokutaj: Nuk mund të kërkojmë largimin e Berishës, por të atentatorëve ndaj tij…

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar situatën në të cilën gjendet opozita në Shqipëri pas 11 majit, si dhe ka kërkuar nga qytetarët që përpara se të shprehen për largimin e Berishës, ata duhet të kërkojnë ndëshkimin e atentatorëve që duan eliminimin e Berishës dhe opozitës.

“Sot armiqtë e dikurshëm të PD të ‘penduar’ por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjesojnë PD dhe Berishën!  Nuk mund të largojmë shpëtimtarin tone, por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike”,  shkruan Gjokutaj .

Postimi:

Doktor Berisha e solli PD në jetë pas një koma artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj!

Sot armiqtë e dikurshëm të PD të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjesojnë PD dhe Berishën!

Disa prej tyre edhe deputetë të PD nesër të klonuar nga Rama

Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj beteja me ta sot është më e ashpra pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje!

Nuk mund të largojmë shpëtimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike!

Lufta është e shpallur!

Bujrum!

The post Gjokutaj: Nuk mund të kërkojmë largimin e Berishës, por të atentatorëve ndaj tij… appeared first on GIJOTINA.