Digjen dy automjete në Maliq/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një prej makinave është djegur plotësisht, ndërsa tjetra pjesërisht, pass dyshohet se ka marrë flakë nga këputja e telave të energjisë elektrike që kishte afër.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa një pistë hetimi është zjarrvënia e qëllimshme. Ndërkohë pronari i mjetit të djegur plotësisht është shprehur se nuk ka konflikte me askënd.

The post Digjen dy automjete në Maliq/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Lapsi.al.