Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset.

Në një postim të shpërndarë në Instagram, këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto dhe video që tregojnë momentet e saj të lumtura me Diggs, duke përfshirë një foto ku ata shihen duke u përqafuar dhe relaksuar në një jaht gjatë festës së Memorial Day në Miami.

Ajo gjithashtu ndau disa imazhe të buqetave të trëndafilave dhe arushëve të mëdhenj, që duket se i kishte dhuruar lojtarin e NFL.

Në përshkrimin e postimit, Cardi shkroi: “Kapitulli 5 ……Përshëndetje Kapitulli i Gjashtë,” duke i dhënë një nënkuptim të ri jetës së saj dhe lidhjes me Diggs.

Ky moment erdhi pas një periudhe tensioni mes Cardi B dhe ish-bashkëshortit të saj, Offset. Ata kanë tre fëmijë së bashku: Kulture, 6 vjeç; Wave, 3 vjeç; dhe Blossom, 8 muajsh.

Cardi B ka akuzuar Offset se ai ka parë vajzën e tij më të vogël, Blossom, vetëm pesë herë që kur ajo ka lindur në shtator të vitit 2024.

Në një bisedë në X (ish Twitter), Cardi tha: “Offset ka parë Blossom vetëm pesë herë. I thashë që mund t’i shohë fëmijët në shtëpinë time, por dua që vajza ime të ndjejë dashurinë nga babai i saj.”

Lidhja e Cardi B dhe Stefon Diggs ka shkaktuar reagime të ndryshme nga ndjekësit, ndërsa dyshja tani po jetojnë një fazë të re në jetën e tyre.

The post Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs appeared first on Lapsi.al.