VIDEO: Dy gola dhe dy asiste, Leo Messi luan ndeshjen më të bukur të sezonit

Leo Messi vijon të jetë spektakolar. Sulmuesi sot zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer personale në kampionatin amerikan.

Skuadra e tij Inter Miami fitoi 5-1 ndaj Columbus Crew dhe “Pleshti” luajti ndeshjen më të mirë të sezonit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.

Golin e parë e shënoi në minutën e 15-të, ndërkohë që për golin e parë të takimit (1-0) për skuadrën e tij ishte ai i cili dha asistin.

Messi shënoi sërish në minutën e 24-të (2-0) me asist nga Sergio Busquets. Në pjesën e dytë, Luis Suarez shënoi golin e katërt. Messi tashmë ka 10 gola dhe 7 asiste në MLS.

The post VIDEO: Dy gola dhe dy asiste, Leo Messi luan ndeshjen më të bukur të sezonit appeared first on www.lexo.al.