Sydney Sweeney, ka thyer heshtjen lidhur me ndarjen nga i fejuari Jonathan Davino, duke konfirmuar për The Times se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.
E pyetur nëse është ende në përgatitje për martesë, aktorja Euphoria tha thjesht: “Jo.” Ndërsa kur iu drejtua pyetja nëse është beqare, ajo u përgjigj: ”Po. Po mësoj shumë për veten, po kaloj kohë me miqtë dhe po e shijoj shumë këtë fazë të jetës”.
Sipas burimeve për People, marrëdhënia mes Sweeney dhe Davino ishte “e tronditur prej kohësh”, dhe ndarja ndodhi sepse aktorja dëshiron të përqendrohet te karriera.
“Ajo ndihej e mbingarkuar nga ideja e martesës. Nuk ishte mungesa e dashurisë, por momenti nuk ishte i duhuri për të,” tha një burim pranë çiftit.
Sweeney dhe Davino ishin në një lidhje që nga viti 2018 dhe u fejuan në vitin 2022, por rrallë flisnin publikisht për marrëdhënien e tyre.
Aktorja po përjeton një periudhë të artë në karrierë, me projekte në zhvillim, përfshirë sezonin e ri të Euphoria, filmin The Housemaid, dhe role të reja si boksierja Christy Martin dhe ylli Kim Novak.
The post Sydney Sweeney konfirmon ndarjen nga producenti appeared first on Lapsi.al.