Makina përplas motorin në Korçë, humb jetën 67-vjeçari

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë -Bilisht ku një motomjet i drejtuar nga një 67-vjeçar i identifikuar si Besim Stena është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Drejtuesi i automjetit Besart Kycyku është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Makina përplas motorin në Korçë, humb jetën 67-vjeçari appeared first on Lapsi.al.