LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë një 15-vjeçar në një piceri në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë një 15-vjeçar në një piceri në Tiranë appeared first on Lapsi.al.