Festa kthehet në luftë në Paris, molotov nga ultrasit dhe gaz lotsjellës nga policia, 294 të arrestuar

PSG dominoi fillimin e finales së Champions League në Mynih kundër Interit, por tensionet shpërthyen në Champs-Elysees dhe rreth Parc des Princes, ku tifozët u mblodhën masivisht për të parë ndeshjen nga distanca dhe për të festuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë konfuzion në vendngjarje, me tifozë që vrapojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën përballë shpërthimeve.

Pranë Parc des Princes, ku ndeshja po transmetohej në një ekran gjigant policia përdori gaz lotsjellës. 5.400 oficerë policie dhe xhandarë u mobilizuan ndërsa të paktën 294 persona u arrestuan.

Kështu gjatë festimeve për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve, mes fishekzjarrëve dhe një turme që brohoriste, një ‘BMW’ që po ecte me shpejtësi të lartë përplasi katër persona, dy djem 17-vjeçarë dhe një vajzë 23 vjeçare dhe një tjetër 46 vjeçe.

Pas incidentit shoferi braktisi makinën dhe tentoi të largohej, por nuk ia arriti pasi ra në prangat e policisë.

gijotina.com/

The post Festa kthehet në luftë në Paris, molotov nga ultrasit dhe gaz lotsjellës nga policia, 294 të arrestuar appeared first on GIJOTINA.