Britania, çdo javë avion special me shqiptarët e dëbuar, bileta falas nga Home Office

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull.

Një e nga një ata intervistohen nga oficerët shqiptarë dhe britanikë të task-forcës së përbashkët kundra emigracionit të jashtëligjshëm,  e cila udhëhiqet nga Departamenti Kufirit dhe Migracionit bashkë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Çdo i dëbuari nga Anglia regjistrohet në sistemin TIMS me shënimet përkatëse të arsyes së kthimit.

Sipas rastit disa prej tyre u  ndalohet futja në zonën Shengen pasi kanë thyer rregullat duke përdorur territorin europian për kalim ilegal në Angli.

Të dëbuarit janë të tre kategorive: Ata të cilët kanë përfunduar dënimet për vepra të ndryshme penale.

Grupi tjetër janë atë të cilët kapen në vendet e punës pa leje qëndrimi, pra në të zezë. Dhe grupi i fundit janë ata të cilët mbërrijnë me gomone dhe në mënyrë atomatike u refuzohet azili, duke u dërguar në kampe e më pas u pritet bileta e dëbimit.

Historia e mbërritjes së shqiptarëve nga Franca në Angli me gomone nuk është një kapitull tërësisht i mbyllur. Falë çmimit të ulët në 2022 mbërritën me gomone mbi 12.000 shqiptarë dhe një vit më pas 940. Shifrat e 2024 tregojnë se numri shqiptarëve mbërritur me taksitë e Lamanshit ishte 640.

Ndërkohë në Facebook apo TikTok sekserët shqiptarë reklamojnë oferta kalimi me gomone kundrejt pagesës 2000 deri 3000 stërlina për person.

gijotina.com/

The post Britania, çdo javë avion special me shqiptarët e dëbuar, bileta falas nga Home Office appeared first on GIJOTINA.