VIDEO – Alarm për bombë te “Plazza” në Tiranë

Një telefonatë anonime është bërë në recepsionin e hotel ‘Plaza’ për një bomb në parkimin e ambinetit, e cila ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombë të dyshuar në hotelin luksoz “Plaza”.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ndërsa po boshatiset godina e hotelit.

Në një njoftim zyrtar, policia konfirmoi se “rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën ‘Abdi Toptani’, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.”

“Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”, thuhet më tej në njoftimin paraprak të policisë që saktëson se në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të ketë një informacion me të detajuar për rastin.

The post VIDEO – Alarm për bombë te “Plazza” në Tiranë appeared first on GIJOTINA.