SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, John Kelley, tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten vonë se marrëveshja e tanishme që është ofruar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë dhe se presidenti Vladimir Putin duhet ta pranojë atë.

“Zgjatja e luftës nuk është në interesin e askujt”, tha John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në OKB, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shqyrtojnë “tërheqjen” nga përpjekjet për bisedime, nëse Rusia “merr vendimin e gabuar për ta vazhduar këtë luftë katastrofike”.

Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë.

Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.

“Me aq sa di unë, ende nuk ka përgjigje… Duhet të presim një përgjigje nga pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

The post SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë appeared first on GIJOTINA.