RAMA ‘kapet mat’ me Dukën në Mynih/ IShowSpeed publikon momentin me Kryeministrin shqiptar: Në verë kthehem në Shqipëri, do të të bëj telefon (PAMJET)

Youtuberi i famshëm IShowSpeed është takuar sërish me kryeministrin Edi Rama, për herë të dytë që pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u ftua në Kryeministri.

Këtë herë, takimi ka qenë rastësor, teksa Speed ndodhet në Mynih të Gjermanisë aty ku nesër do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Me youtuberin amerikan ai zhvillon edhe një bisedë të shkurtër.

Speed: U bë kohë që s’jemi parë miku im shqiptar

Rama: Si je? Ky është presidenti i federatës tonë

Speed: U bë kohë e gjatë që nuk jemi parë. Më mungon Shqipëria, duhet të kthehem sërish.

Rama: Sigurisht, je i mirëseardhur.

Speed: Më mori malli, kur të vijë në Shqipëri do të të bëj telefon

| BREAKING: Speed just met Albania’s Prime Minister Edi Rama at the UCL Festival pic.twitter.com/r7qbPH4yO9

— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) May 30, 2025

The post RAMA ‘kapet mat’ me Dukën në Mynih/ IShowSpeed publikon momentin me Kryeministrin shqiptar: Në verë kthehem në Shqipëri, do të të bëj telefon (PAMJET) appeared first on www.lexo.al.