Autostradat gjermane në kolaps, Google Maps i nxjerr të gjitha të mbyllura

Konfuzioni mbizotëroi në autostradat gjermane të enjten. Në fillim të një prej pushimeve më të ngarkuara të vitit dhe më pas pasi Google Maps tregoi gabimisht se pjesë të mëdha të tyre ishin mbyllur.

Njerëzit që përdornin shërbimin e navigimit rreth qendrave të mëdha urbane si Frankfurti, Hamburgu dhe Berlini në autostradat e Gjermanisë perëndimore, veriore, jugperëndimore dhe qendrore u përballën me harta të spërkatura me një masë pikash të kuqe që tregonin shenja ndalimi. Fenomeni preku edhe pjesë të Belgjikës dhe Holandës.

Ata që udhëtonin të bazuar në Google Maps patën përshtypjen se pjesë të mëdha të Gjermanisë ishin bllokuar. Situata u përkeqësua nga fakti se një numër i madh gjermanësh ishin në rrugë për shkak të një feste lokale.

Raportet e mbylljes së autostradave pasuan me trafik kilometrik në rrugët alternative dhe ato më të vogla pasi njerëzit nxituan për të gjetur rrugë devijuese. Policia dhe autoritetet e kontrollit të trafikut rrugor duhej t’u përgjigjeshin një fluksi të madh pyetjesh ndërsa njerëzit i kontaktonin për ndihmë.

Në mediat sociale, përdoruesit shprehën zhgënjimin e tyre. “Nuk mund t’i kenë mbyllur TË GJITHA autostradat,” tha një përdorues. Një tjetër bëri shaka: “Është sikur sistemi i autostradave ka pësuar një shpërthim aknesh.”

In ganz Deutschland
Chaos bei Google Maps: Dienst zeigt unzählige falsche Sperrungenhttps://t.co/qEfIRrIHx3

— Peter Berger (@leosgeminix) May 29, 2025

Disa spekuluan nëse kishte pasur një incident të madh terrorist, dhe të tjerë dyshuan për ndërhyrjen e një shteti të huaj në një sulm hakerimi. Shkaku i prishjes së navigimit dixhital është ende i paqartë. ©LAPSI.al

The post Autostradat gjermane në kolaps, Google Maps i nxjerr të gjitha të mbyllura appeared first on Lapsi.al.