Ndërkombëtarët kërkojnë qeverinë e re në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë .

Sipas tij, BE-ja ka nevojë për një partner në Kosovë.

“Kemi nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve kanë bërë edhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Kosovë.

“Njerëzit janë të frustruar dhe irrituar politikisht. Nesër do të kemi seancën e 23-të. Çfarë imazhi është ky në sytë tanë? Në fund të fundit detyrat e shtëpisë duhet t’i bëjnë politikanët”, tha ambasadori i Gjermanisë, John Rohde.

“Kosova nuk është e izoluar përveç nëse izoloni vetveten. Tani si e izolon njeriu vetveten? Thjesht duke mos i dëgjuar miqtë dhe duke mos respektuar zotimet e ndërmarra. Po e përsërisë thirrjen e Jorn, dëgjoni miqtë tuaj”, deklaroi ambasadori francez, Oliver Guerot.

 “Tani është me rëndësi të demonstrohet përkushtimi dhe të sigurohemi që të formohet qeveria e re, në mënyrë që vendosmëria për integrim në BE të marrë formë përmes rezultateve konkrete”, theksoi ambasadorja e Holandës, Karin Boven.

Deputetët, edhe pas 22 vazhdime seancash, nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin.

Të enjten pritet vazhdimi i 23-të i seancës.

The post Ndërkombëtarët kërkojnë qeverinë e re në Kosovë appeared first on GIJOTINA.