Nga Brazili në Vlorë për prostitucion, në kërkim tutorja 29-vjeçare, nën hetim dy ‘turistet e seksit’

Nisja e sezonit turistik ka nxitur edhe rritjen e aktiviteteve të paligjshme në vijën bregdetare, ku ka fluks të lartë pushuesish gjatë verës.

Një rast i trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion nga shtetase të huaja është goditur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve njoftuan sot se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim brazilianen B. F., 29 vjeçe, për veprat penale “trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “shfrytëzimi i prostitucionit”.

“E kërkuara dyshohet se një apartament, në lagjen “Lef Sallata”, shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetase braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe. Këto 2 shtetase u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “prostitucioni”, bëri me dije policia vendore.

Të dyshuarat nën hetim u morën në pyetje para se të liheshin në gjendje të lirë, ku kanë rrëfyer edhe se kush i kishte rekrutuar dhe shfrytëzuar.

The post Nga Brazili në Vlorë për prostitucion, në kërkim tutorja 29-vjeçare, nën hetim dy ‘turistet e seksit’ appeared first on GIJOTINA.