Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit pasi akuzohet se hyri me forcë në banesën e një 18-vjeçareje dhe tentoi ta merrte me vete.

Blutë bëjnë me dije se 38-vjeçari gjithashtu e ka goditur me shpullë të renë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç,  banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe  me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti”, informoi  policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

The post Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet appeared first on GIJOTINA.