“Fytyra e vërtetë e zgjedhjeve ishte krimi!”, Berisha me pamje: Xhabaftët terrorizuan votuesit në Vorë

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se persona me akreditime false janë futur në qendrat e votimit në Vorë, ndërsa i cilësoi ata si pjesë e një grupi të organizuar, që përfaqëson interesat e mazhorancës.

Berisha përmendi me emra individë që, sipas tij, kanë qenë aktivë në veprimtari kriminale për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.

“Këtu do shihni fytyrën e Blendi Gonxhes. Ja, ky Xhabafti, përfaqësues i organizatës… Xhabaftët me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë. Se janë një bandë këta, nja tre-katër janë Xhabaftë, pastaj kanë të tjerët rreth tyre. Albana Vokshi po mbron qytetarët nga një bandë e rrezikshme. A e patë akreditimin atij? Tjetër, banda e tërë në oborr. Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet… Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve. Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve.

Bandat e armatosura kanë dërguar Shytët në afërsi të qendrave të votimit në Lushnje. Mercenarë të marrë nga veriu apo nga Kosova, kush e merr vesh se çfarë ishin, pasi kanë futur në listë një vajzë që është e zgjedhura e tyre, pastaj kanë punuar për Ceno Klosin, Koreshin, Klodian Lahjen. Aktiv në krim, Julian Sula apo Juliani i Pashakos, i njohur për krimet e tij.

Po kështu, Arben Qimja, Belinda Balluku e shpall në kërkim në mënyrë që ta detyrojë kur të ishte në kërkim të punojë për kandidatët e PS.

Renato Salihi apo Renato Çami, ai punoi intensivisht për Ceno Klosin dhe Klodian Lahjen. Këto ishin pra… sepse këto janë të filmuara, kurse banda e Shytëve, e armatosur në afërsi të qendrave të votimit duke terrorizuar votuesit. Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi. Askush nuk mund ta fshehë”, u shpreh Berisha.

The post “Fytyra e vërtetë e zgjedhjeve ishte krimi!”, Berisha me pamje: Xhabaftët terrorizuan votuesit në Vorë appeared first on GIJOTINA.