Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit, lihet në burg Xhevdet Plaku

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka dhënë sot masat e sigurisë për shtatë personat e arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale në zonën e Gjirit të Lalzit, dy ditë më parë.

Pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë, trupa gjykuese vendosi masën “arrest me burg” për Xhevdet Plakun, i njohur ndryshe si ‘Akili’, i cili rezulton të jetë arratisur nga një burg në Itali në janar të këtij viti.

Në të njëjtën masë sigurie u lanë edhe shtetasit Flobenc Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Ortion Hasani.

Ndërkohë, për shtetasin Alfred Hasanaj, gjykata caktoi masën më të lehtë “detyrim paraqitje”. Ai është i detyruar të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 pranë Policisë Gjyqësore dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit pa lejen e gjykatës, ndërkohë që pasaporta e tij është sekuestruar.

Operacioni i arrestimeve u zhvillua në një lokal luksoz në zonën e Gjirit të Lalzit, si pjesë e një hetimi në vijim ndaj veprimtarisë së dyshuar kriminale të personave të përfshirë.

The post Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit, lihet në burg Xhevdet Plaku appeared first on GIJOTINA.