Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

Taulant Xhaka është tërhequr nga futbolli i luajtur. Në ndeshjen e fundit me Basel-in, klubi organizoi një ceremoni lamtumire, ku mori pjesë edhe vëllai i tij, Granit Xhaka.

Tifozët e nderuan me një koreografi të veçantë, duke vlerësuar besnikërinë e tij shumëvjeçare ndaj klubit.

Mesfushori u përlot, ashtu si shumica e tifozëve dhe vëllai i tij, Graniti.

Xhaka luajti për më shumë se një dekadë me Basel, përveç dy sezoneve të huazimit te Grasshopper. Ai regjistroi mbi 400 paraqitje dhe e mbylli karrierën me një titull kampion.

Për Shqipërinë zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi një gol, përpara se të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2021.

The post Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it appeared first on GIJOTINA.