Trump “shuan në mes” ëndrrën e Mbretëreshës së ardhshme të Belgjikës/ Studimet e saj në Harvard në rrezik

Princesha Elisabeth e Belgjikës, trashëgimtarja 23-vjeçare e fronit, ka përfunduar vitin e parë të studimeve të saj për master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit. Megjithatë, një vendim i fundit i administratës Trump ka vënë në rrezik vazhdimin e studimeve të saj dhe statusin e saj ligjor në Shtetet e Bashkuara.

Administrata Trump ka revokuar të drejtën e Universitetit të Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke i detyruar ata që janë aktualisht të regjistruar të transferohen në institucione të tjera ose të humbin statusin e tyre ligjor në SHBA. Ky masë ka shkaktuar pasiguri për shumë studentë ndërkombëtarë, përfshirë Princeshën Elisabeth. Pallati Mbretëror belg ka deklaruar se po shqyrton situatën dhe do të vlerësojë pasojat e mundshme në ditët dhe javët në vijim.

Elisabeth, e cila ka përfunduar një diplomë në histori dhe politikë në Universitetin e Oxfordit, ka filluar studimet në Harvard në shtator të vitit 2024. Nëse ky vendim i administratës Trump mbetet në fuqi, ai mund të ketë pasoja të rëndësishme për të dhe për shumë studentë të tjerë ndërkombëtarë që ndjekin studimet në SHBA.

The post Trump “shuan në mes” ëndrrën e Mbretëreshës së ardhshme të Belgjikës/ Studimet e saj në Harvard në rrezik appeared first on www.lexo.al.