“Situata është në fazën më mizore”, Guterres: 80% e Gazës, e përcaktuar si zonë e militarizuar nga Izraeli

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me situatën humanitare në Gaza.

“Palestinezët në Gaza po përjetojnë atë që mund të jetë faza më mizore e këtij konflikti”, thotë ai. Guterres u shpreh se pothuajse 400 kamionë u lejuan të hynin në Gaza përmes pikës kufitare Kerem Shalom.

Në fjalën e tij për gazetarët, Guterres tha gjithashtu se 80% e Gazës është përcaktuar ose si zonë e militarizuar nga Izraeli ose është një zonë ku njerëzve u është thënë të largohen. Ai shton se “më shumë njerëz do të vdesin” pa qasje të shpejtë dhe të vazhdueshme në ndihmë.

The post “Situata është në fazën më mizore”, Guterres: 80% e Gazës, e përcaktuar si zonë e militarizuar nga Izraeli appeared first on www.lexo.al.