Këtu vjedhin miliona dhe nuk ikën njeri, shakaja për orizin i kushtoi postin ministrit në Japoni

Ndërsa në Shqipëri nuk kanë të ndalur skandalet për vjedhje dhe abuzime nga ministrat e qeverisë, përjashtuar kryeministrin Rama, të cilit, si gjithmonë këta të paudhë i hanë dardha pas kurrizit, askush nuk jep dorëheqjen.

Ndërsa në Japoni ministri japonez i bujqësisë, Taku Eto, humbi postin pas një deklarate të papërshtatshme në një tubim lokal, ku tha se nuk kishte nevojë të blinte oriz sepse ia dhuronin mbështetësit e tij.

Kjo deklaratë shkaktoi zemërim në një kohë kur Japonia po përballet me krizën më të rëndë të kostos së jetesës në dekada dhe çmimi i orizit është dyfishuar.

Orizi është ushqimi bazë dhe shumë i dashur në Japoni, dhe çdo mungesë apo rritje çmimi prek thellë shoqërinë dhe politikën. Ky skandal politik goditi qeverinë pakicë të kryeministrit Shigeru Ishiba, e cila përballet me rënie të mbështetjes publike.

Situata mbetet delikate politikisht, pasi Japonia përgatitet për zgjedhje kombëtare dhe kërkon të kënaqë fermerët dhe konsumatorët, veçanërisht ata më të moshuarit që janë grupet më të fuqishme elektorale.

 

The post Këtu vjedhin miliona dhe nuk ikën njeri, shakaja për orizin i kushtoi postin ministrit në Japoni appeared first on GIJOTINA.