Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës

Një tërmet i fortë me një magnitudë paraprake prej 6.1 ballë goditi pranë ishullit grek të Kretës të enjten në mëngjes, sipas sizmologëve. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin, duke përfshirë pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros.

Tërmeti ndodhi në orën 6:19 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten dhe epiqendra e tij ishte në veri të Kretës, sipas të dhënave paraprake nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Tërmeti goditi në një thellësi prej 69 kilometrash (43 milje).

The post Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës appeared first on Lapsi.al.