“Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë

Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 Shtator 2025. Kjo është konfirmuar nga organizatorët e “L’Equipe” dhe “France Football”.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më herët.

Mbrëmja do të jetë në “Theatre du Chatelet”, në qendër të Parisit. E veçanta këtë vit është se do të jepen të njëjtat çmime, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Të nominuar për “Topin e Artë” do të jenë 30 lojtarë, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluar. Ata do të votohen nga gazetarë, nga vende të ndryshme të botës.

Edicionin e kaluar të ceremonisë, “Topi i Artë” u fitua nga Rodri, ndërsa kishte polemika të mëdha, pasi te Reali pretendonin se fitues duhet të ishte Vinicius.

The post “Topi i Artë”, zbulohet data e ceremonisë appeared first on GIJOTINA.