Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari

Policia kufitare e Rinasit ka sekuestruar 31 700 paund të padeklaruara dhe ka nisur procedimin penal ndaj një 36-vjeçari që synonte t’i fuste paratë në vendin tonë pa i deklaruar. Sipas Policisë, paratë u gjetën në çantën e shpinës dhe të brezit të 36-vjeçarit.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paund që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari appeared first on GIJOTINA.