Një 57-vjeçare u arrestua në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma”. Shtetasja Marjana Gjini shiste doza kokaine në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth.
Policia sekuestroi 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
The post Shiste kókainë në Mamurras, vihet në pranga 57-vjeçarja appeared first on Lapsi.al.