“Mbrojmë votë”/ Aksioni i opozitës pas humbjes, Berisha: Qëllimi, zgjedhje të parakohshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet janë manipuluar nga PS dhe se PD do të dërgojë raportet e saj për vjedhje të votave te ndërkombëtarët në mënyrë që në vendin tonë të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I ftuar në news24, Berisha foli për zgjedhje të parakohshme.

Biseda:

Sali Berisha: Fatos Nano ishte kryeministër që kishte vendosur të pranojë verdiktin dhe e faktoi. Ça tha Rama te Opinioni, unë iki kur të dua vetë jo kur do populli. Unë mbroj votën, vlerë themelore e shoqërisë. Po luftoj që populli im te ketë zgjedhje, jo farsë elektorale.

Endri Xhafo: Sipas shifrave keni pasur rënie me 250 mijë vota nga 2021…A shpresoni te Amerika dhe a do të udhëtoni për në SHBA sepse në një intervistë që keni dhënë para zgjedhjeve keni thënë që planifioj të udhëtoj direkt pas zgjedhjeve

Sali Berisha: Ne ia u cojmë raportin kancelarive në të gjithë botën. Ky është një proces që unë e kam bërë një herë dhe ky proces kërkon që të paraqesësh dokumentet në ministritë e jashtme, në ambasada e institucioneve ndërkombëtare. Është proces… Nuk mund të pranojë kush këto zgjedhje, sepse ka shkel çdo gjë…

Endri Xhafo: Cili do të jetë efekti i këtyre denoncimeve?

Sali Berisha: Efekti do të jetë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Endri Xhafo: Pra ju mendoni se do ketë zgjedhje të parakohshme?

Sali Berisha: Po detyrimisht…

The post “Mbrojmë votë”/ Aksioni i opozitës pas humbjes, Berisha: Qëllimi, zgjedhje të parakohshme appeared first on GIJOTINA.