Ky është Ermir Dedja që u ekzekutua në Durrës, autorët i bënë pritë sapo zbriti nga makina

Personi në foto është 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili u vra në një atentat me armë zjarri në Durrës, pak pas mesnatës së të hënës (20 maj).

Mësohet se i riu sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

29-vjeçari ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Ermir Dedja (Viktima)

Dinamika

Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë ai ndërroi jetë.

Po ashtu mësohet se plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të ndodhur në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

I riu, me origjinë nga Shijaku dyshohet se ditën  e djeshme ka pasur konflikte me disa persona, të cilët i zunë pritë në lagjen ku ai banonte.

Po ashtu raportohet se ai gjatë ditës ka qenë në mbikëqyrje, duke ndjekur çdo lëvizje të tij.

The post Ky është Ermir Dedja që u ekzekutua në Durrës, autorët i bënë pritë sapo zbriti nga makina appeared first on GIJOTINA.