‘Pushteti gdhend 90% të votave të diasporës’, Topalli: Ky rezultat do turpëronte dhe Putinin

Koordinatorja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka ironizuar manipulimin skandaloz të votës së diasporës nga partia-shtet në Shqipëri, ku në një prej kutive të Qarkut Fier, rezulton se PS ka marrë 90% të votave.

‘Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin. Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar’, shkruan Topalli në Instagram.

Postimi i plotë:

Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin

Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.

Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal.

The post ‘Pushteti gdhend 90% të votave të diasporës’, Topalli: Ky rezultat do turpëronte dhe Putinin appeared first on GIJOTINA.