Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, vdes një prej tyre

Një anije me emigrant është përmbytur gjatë natë në Kanalin Anglez duke bërë që një prej tyre të humbasë jetën. Anija ishte e mbushur me 60 persona, shumë më tepër se kapaciteti i saj dhe për këtë arsye, ndodhi dhe përmbytja.

59 personat e tjera që ndodheshin në bordin e anijes u shpëtuan pranë brigjeve franceze. Autoritetet u njoftuan rreth orës 02:30 të mëngjesit për të tërhequr emigrantët që mbijetuan.

Ata u dërguan në spital. Mes të mbijetuarve është edhe një fëmijë i vogël.

The post Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, vdes një prej tyre appeared first on GIJOTINA.