Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes

Numërimi i votës preferenciale në qarkun e Fierit është mbyllur plotësisht pasditen e së hënës.

Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12 në këtë qark (qarku ku ka marrë më shumë mandate pas Tiranës), të cilin e ka marrë Zegjine Çaushi me 4551 vota.

Kjo e fundit u bë virale gjatë fushës për PS në qarkun e Fierit pas videove në distancë drejtuar rivalit të tij demokrat Gazment Bardhi, të cilave ky i fundit nuk iu përgjigj ndonjëherë.

PD-ASHM ka mundur të marrë vetëm 4 mandate në qarkun e Fierit.

The post Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes appeared first on GIJOTINA.