Rezultati i votave preferenciale në Tiranë: Olta Xhaçka përpara Gjylametit vetëm me dy vota

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës dhe garat brenda listave, veçanërisht në Partinë Socialiste, kanë sjellë surpriza të mëdha. Një prej dueleve më të ashpra ishte ai midis Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, ku ish-ministrja e Jashtme ka dalë përpara vetëm me dy vota më shumë – 5806 vota për Xhaçkën kundrejt 5804 votave për Gjylametin.

Ky rezultat mbetet i përkohshëm, pasi në pritje janë edhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe për rrjedhojë edhe në shpërndarjen e mandateve.

Kandidatët më të votuar nga lista e PS në Tiranë:

Blendi Gonxhja – 22,398 vota

Erion Braçe – 21,364 vota

Ervin Hoxha (Ministër i Brendshëm) – 19,113 vota

Fatmir Xhafaj – 12,677 vota

Ornaldo Rakipi – 9,683 vota

Anila Denaj – 8,783 vota

Figura të rëndësishme të PS që mbetën jashtë Kuvendit:

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Xhemal Qefalia

Toni Gogu

Ermonela Felaj

Etilda Gjonaj

Klotilda Bushka

Plarent Ndreca

Ky rezultat i Tiranës tregon për një ndryshim të dukshëm në preferencat e elektoratit, duke çuar në rinovim të përfaqësimit brenda Partisë Socialiste dhe largimin e figurave të vjetra, të cilat nuk arritën të fitojnë mbështetjen e nevojshme në sistemin e listave të hapura.

The post Rezultati i votave preferenciale në Tiranë: Olta Xhaçka përpara Gjylametit vetëm me dy vota appeared first on GIJOTINA.