Zjarr në varrezë makinash në Shkodër, digjen tre automjete

Një zjarr raportohet se ka përfshirë një varrezë makinash gjatë orëve të mëngjesit në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Sipas raportimeve si pasojë e flakëve janë djegur tre automjete dhe një zyrë pune në pronësi të shtetasit me inicialet L. P., 32 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët. Policia po ashtu po heton shkaqet e rënies së zjarrit.

The post Zjarr në varrezë makinash në Shkodër, digjen tre automjete appeared first on Lapsi.al.