Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi: Lideri rus bëri gabim të madh që dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Mark Rutte, tha se Vladimir Putin ka bërë gabim të madh që ka dërguar një delegacion në nivelit të ulët, ndërsa theksoi se “topi është në fushën e tij.”

“Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz dhe e gjithë trysnia është mbi të.

E njoh shumë mirë Putinin që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Është shumë mirë që Ukraina është në tryezë me një delegacion të mirë. Jam i lumtur për rolin e SHBA, rolin e Trump për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë”, tha Rutte.

The post Topi është në fushën e Putin”- Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi: Lideri rus bëri gabim të madh që dërgoi delegacion të nivelit të ulët appeared first on www.lexo.al.