Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor.
E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura.
Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë
The post Tallja e Berishës me demokratët: Meta- Idrizi morën 3 deputetë me 8800 vota, Alimehmeti mbetet jashtë Kuvendit edhe pse i vetëm mori 16 mijë vota appeared first on www.lexo.al.