Meloni i “fut gërshërët” momentit kur Rama i gjunjëzohet në Tiranë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka prerë momentin e gjunjëzimit të Edi Ramës para saj në pritjen që i bëri kryeministri shqiptar në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Meloni ka preferuar të mos e transmetojë në rrjetet e saj servilosjen deri në neveri të Edi Ramës ndaj saj.

Në videon që Meloni publikoi në Instagram, dallohet momenti që kryeministrja italiane mbërrin në tapetin e kuq dhe më pas pamjet kalojnë në takimet që ka pasur me drejtuesit e lartë të BE-së.

‘Sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë përsërita një të vërtetë të thjeshtë por themelore: e ardhmja e Evropës nuk varet nga rastësia apo nga të tjerët, por nga ne.

Ne duhet të mbrojmë me vendosmëri rrënjët tona, lirinë, dinjitetin dhe identitetin e popujve tanë, vlera që përfaqësojnë themelin e qytetërimit tonë’, shkruan Meloni në Instagram.

Rama ka bërë një gjest qesharak që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.

“Edi stop! E bën që të jetë i gjatë sa unë’ tha Meloni me batutë, për të kaluar radhën.

The post Meloni i “fut gërshërët” momentit kur Rama i gjunjëzohet në Tiranë appeared first on GIJOTINA.