Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura

“Në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura, zgjedhje farsë dhe narko-shtet!”

Ky është mesazhi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim në facebook, pak para protestës së thirrur sot pasdite, ora 17:00, si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.

Po sot kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në Samitin e IDU në Bruksel, deklaroi se “narkoshteti vodhi zgjedhjet”. 

Ai tha se zgjedhjet u zhvilluan në klimë terrori, ndërsa Kryeministri përdori administratën në makineri elektorale, duke falur gjobat, zhvilluar tendera e prokurime për investime publike në periudhën e fushatës zgjedhore.

Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, tha Berisha ndërsa kërkoi mbështetjen e IDU-s që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira.

The post Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura appeared first on Lapsi.al.