50 Cent sulmon Jay Z për miqësinë me Diddy

50 Cent ka sulmuar ashpër Jay-Z në Instagram për miqësinë e tij me Sean “Diddy” Combs, i cili ndodhet në qendër të një skandali të madh për trafikim seksual dhe akuza të tjera.

Përmes Instagram, reperi postoi foto të Diddy-t dhe Jay-Z së bashku ndër vite, të shoqëruara me këngën “Just the Two of Us” dhe një koment thumbues: “Miq deri në fund, Jay je ende aty? E hodhëm në erë makinën e Kid Cudit për t’i treguar kush është BOSI! LOL.”

Ky koment i 50 Cent i referohet një incidenti ku Kid Cudi pretendon se makina e tij u hodh në erë në 2012, si hakmarrje nga Diddy për një lidhje me Cassie Ventura – e dashura e atëhershme e Diddy-t.

Cassie më vonë e akuzoi Combs për abuzim fizik dhe përdhunim në një padi të vitit 2023.

50 Cent ka qenë prej kohësh kritik i Diddy-t, sidomos pas arrestimit të tij në shtator 2024 për trafikim seksual dhe akuzave të shumta për përdhunim.

Ai gjithashtu ka sulmuar Jay-Z në dhjetor, kur një grua i akuzoi të dy për përdhunim në një festë në vitin 2000 – akuza që Jay-Z i mohoi dhe i quajti shantazh.

Ndërkohë, Diddy është në gjyq për akuza të rënda si trafikim seksual, shfrytëzim prostitucioni dhe më shumë. Ai ka deklaruar pafajësinë e tij.

 

The post 50 Cent sulmon Jay Z për miqësinë me Diddy appeared first on Lapsi.al.