Votat e shqiptarëve në Greqi/ Nesër mblidhet KQZ, shqyrton kërkesën e PS-së

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi do të zhvillojë nesër një seancë publike për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave për vijimin e numërimit të votave të mbërritura nga Greqia.

Seanca do të nisë në orën 09:30.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtazi:

1.Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë”, njofton KQZ.

The post Votat e shqiptarëve në Greqi/ Nesër mblidhet KQZ, shqyrton kërkesën e PS-së appeared first on GIJOTINA.