Takimi i liderëve politikë me presidenten Vjosa Osmani nuk ka sjellë ndonjë zgjidhje për ngërçin politik. Partitë kanë shprehur pozicionet e tyre duke shpalosur edhe idetë si te dilet nga kjo situatë e që janë të kundërta me njëra-tjetrën.
Në takim kanë qenë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK, Mëmli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj.
Kreu i PDK, Krasniqi tha se nuk është optimistë që Kurti do të ndryshojë kandidaten për kryeparlamentar.
Abdixhiku deklaroi se Kurti nuk solli asnjë ide të re për zgjidhje ndërsa tha se e kundërshton edhe idenë e tyre për qeveri transitore. Ndërsa Haradinaj tha se janë të gatshëm te votojnë për një kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit.
The post Takimi me Osmanin, liderët politikë nuk gjejnë zgjidhje për ngërçin institucional appeared first on GIJOTINA.