Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe media

Pas ndërprerjes së procesit të numërimit të votave preferenciale, ku vëzhguesi i Ornaldo Rakipit goditi me grusht sekretarin e KZAZ 30, në Kashar, tashmë situata duket më e qetë dhe drejt normalizimit.

Raportohet se tashmë ka rinisur numërimi në KZAZ nr.30.

Bëhet e ditur se në këtë KZAZ lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat, asnjë vëzhgues tjetër nuk lejohet.

The post Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe media appeared first on GIJOTINA.