“Celibashi është zënë ngushtë”, Minxhozi komenton tensionin për votat në Greqi: Është e padrejtë kjo që …

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Kryekomisioneri Shettëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi është zënë ngushtë nga PD, lidhur me votat e diasporës shqiptare në Greqi.

Në  një emision televizizv, Minxhozi u shpreh se votat duhet të numërohen dhe shtoi se procesi duhet të mbarojë.

“Duhet të mbarojë diçka dikur. E pamë se çfarë ndodhi sot. Është e padrejtë kjo që i thotë subjektit. Janë padrejtësi të paevitueshme, kijojnë kaos në zgjedhje. Mirë Celibashi, është figurë demokristiane, në sensin pozitiv të termit. Nuk është kot aty kaq shumë vite, e kanë lënë dy partitë e mëdha. Te votat e Greqisë e shoh që Celibashi është zënë ngushtë”, theksoi ai.

The post “Celibashi është zënë ngushtë”, Minxhozi komenton tensionin për votat në Greqi: Është e padrejtë kjo që … appeared first on GIJOTINA.