“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin e thirrur nga Berisha, drejtuesi politik i Elbasanit u pyet nga gazetarët për shprehjen e tij të bujshme të fushatës: “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”.

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, ishte deklarata e Alizotit në fushatë. “Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai  nga gazetarët.

“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.

The post “Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian appeared first on GIJOTINA.