Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

Procesi i numërimit për votën preferenciale është pezulluar në KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë, teksa të gjithë vëzhguesit janë nxjerrë jashtë.

Shkak është bërë shqetësimi i ngritur nga vëzhguesit, se grupet e numërimit nuk kanë bërë ndarjen e fletëve të votimit ku është votuar vetëm partia, apo partia dhe kandidati.

Sipas pretendimeve të tyre, fletët që është votuar vetëm partia, llogariten edhe për kandidatë.

The post Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit appeared first on GIJOTINA.